Pogradeci ka qene nje vendbanim i lashte Ilir. Nga zbulimet e shumta Arkeologjike zona perreth liqenit te Ohrit del te jete e banuar nga fisi Ilir i Enkelejve, ose Enkelaneve. Liqeni quhej Liqeni i Lyhnides (qe do te thote Liqeni i Drites).
Deshmi te kesaj lashtesie te lavdishme jane zbulimet arkeologjike me vlera te jashtezakonshme historike si:
Kisha paleokristiane dhe mozaiket shume ngjyresh te Linit, ndertuar ne shekullin e 5-6 te eres sone.
Uren e Golikut, ure e Rruges Egnatia.
Kalaja e Pogradecit, fillesat e te ciles i perkasin shekullit te V te eres sone . Kullen dhe Shpatin e Blaces nga shekulli i XII para eres sone deri ne shekullin e III te eres sone.
Varret monumentale te Selces qe datojne ne shekullin e IV para Krishtit .
Ne kohet e hershme tradite e Pogradecareve kane qene vreshtaria, prodhimi i veres, peshkimi, gdhendjet me dru dhe prodhime balte, qendisja dhe punimi ne vegel .