POGRADEC your FRIEND
ENGLISH
TOURISM
BUSSINES
KULTURA
Contact Us

Pogradec in ENGLISH

pogradec.jpg

MIRESEVINI NE FAQEN TONE !        ENGLISH      

Informacion i plote mbi  HOTELET, RESTORANTET,  BIZNESIN   dhe Kulturen per kete zone kaq te rendesishme turistike.
 

Pogradeci eshte qyteti turistik buze liqenit te mrekullueshem te Ohrit. Ky qytet "palcerisht shqiptar"-sic thote Lazgushi i madh,"i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut", eshte i bukur jo vetem prej natyre(vendosja prane syrit te kalter te Liqenit te Ohrit), por eshte edhe nje qytet i lashte e me tradita te hershme kulturore, artistike.

Eshte qyteti i luleve , i veres , i peshkut te rralle Koranit qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter , qyteti qe vetem ne enderr eshte i vertete , qyteti ku endrrat behen realitet . Qyteti ku natyra ka bere mrekullite e saj, ku njerzit me mikpritjen e dashurine e tyre nuk te lene te largohesh pa marre me vete dashurine e mallin per t`u rikthyer perseri .

Pogradeci eshte qyteti i Artit dhe Kultures.          

Qyteti i Lasgushit, Kutelit, piktoreve te shquar dhe i shume artisteve te tjere qe me talentin dhe frymezimin e tyre nxorren me ne pah bukurite e rralla te kesaj parajse tokesore.

 

Pogradeci ka qene nje vendbanim i lashte Ilir. Nga zbulimet e shumta Arkeologjike zona perreth liqenit te Ohrit del  te jete e banuar nga fisi Ilir i Enkelejve, ose Enkelaneve. Liqeni quhej Liqeni i Lyhnides (qe do te thote Liqeni i Drites).
Deshmi te kesaj lashtesie te lavdishme jane zbulimet arkeologjike me vlera te jashtezakonshme historike si:
Kisha paleokristiane dhe mozaiket shume ngjyresh te Linit, ndertuar ne shekullin e 5-6 te eres sone.
Uren e Golikut, ure e Rruges Egnatia.
Kalaja e Pogradecit, fillesat e  te ciles i perkasin shekullit te V te eres sone . Kullen dhe Shpatin e Blaces nga shekulli i XII para eres sone deri ne shekullin e III te eres sone.
Varret monumentale te Selces qe datojne ne shekullin e IV para Krishtit .
Ne kohet e hershme tradite e Pogradecareve kane qene vreshtaria, prodhimi i veres, peshkimi, gdhendjet me dru dhe prodhime balte, qendisja dhe punimi ne vegel .

Kisha e Re, Pogradec

kisha.jpg

Per cdo verejtje ose sugjerim kontaktoni me ne tek:

Copyright, Pogradec 2002