Make your own free website on Tripod.com
POGRADEC your FRIEND
KULTURA

Home

ENGLISH
TOURISM
BUSSINES
KULTURA
Contact Us
Kultura-Arti-Sporti
 
Pogradeci eshte qytet i kultures.
Qyteti prej 40 vjetesh ka nje estrade  Profesionale , ansamblin e njohur "Driloni" dhe teatrin e kukullave ku cdo vit zhvillohen Takimet Kombetare dhe te trevave mbare shqipetare.
Ka lidhjen e shkrimtareve dhe te artisteve .
Ka dy televizione lokale private:SOT 7 dhe ARV-PORADECI.
Pogradeci eshte  vendlindja e dy korifenjve te medhenj te letrave shqip.

Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit

  • Lasgush Poradeci ka lindur me 27 dhjetor  1899.Eshte  poet lirik qe  dhuroi perla nga pena e tij me bukurite magjike te qytetit te tij te lindjes, qe pasqyron  te  ndriteshmen e te tejdukshmen, qartesine e mistiken e pazbuluar.

Pasioni i zjarrte, sublimja alternohen me njera-tjetren.

Kur lexon poezine  e Lasgush Poradecit te duket sikur  para  ke nje pikture:

        mbi zall te pyllit vjeshtarak

       dremit liqeri pa kufi 

  ai ndaj fundesh u perflak

 porsi  me zjarr  e  me  furi   

 veprat kryesore te Poradecit jane  Vallja e yjeve (shkruar  1933 ), Ylli i zemres 1937 dhe  vepra letrare  botuar 1990 .

  • Mitrush  Kuteli 

Nje maje tjeter e larte e letersise   shqipe 

Prozatori tjeter  mjeshter i fjales ne letersine shqipe .

Tregime te zgjedhura, Tregime te mocme  shqiptare, Ne nje cep te Ilirise  se   poshtme 

Jane veprat  kryesore  qe  Kutelin e kane  vendosur ne nje pjedestal te larte .

Shkrimtare e poete te sotem te qytetit te  Pogradecit:

  • Mirosh  Markaj  autori i drames "Besa e Madhe" dhe romanit "Nje  idil  i keputur"
  • Dhimiter  Pojanaku (poet), autori  i librit  te suksesshem  "Xhindet kercejne polka",  fitues i disa cmimeve  ndekombetare.

  • Bardhyl  Berberi autori i  drames "Ne shtigjet  e lirise". Komedite  "Ndodhi  ne  Mobileri", "Telegrame  nga Pogradeci", "Jo  keshtu", "Tranzicion", Permbledhje me novela, Romanin "Vrasja e shpirtit", "Marrzia  e  fatit"
  • Lirie  Seitllari  poete me dy vellime poetike.

Pogradeci shquhet edhe per nje plejade piktoresh te sukseshem si: Anastas Kostandini , Gjergji  Lako , Vangjo  Vasili, Kudret Durollari

  •  Sporti

Qyteti  ka nje skuader  futbolli e cila konkuron ne ligen e dyte te kampionatit  kombetar  dhe disa ekipe  zinxhir te rinjsh e femijesh ne kategorine e pare.

Ekipi i basketbollit meshkuj  qe konkuron  ne kategorine e pare  ne vitin 1994 eshte shpallur  kampion i vendit.

Eshte krijuar  ekipi  i boksit "Dragoi" i cili ka fituar shume cmime kombetare

Cdo vit zhvillohet Kampionati Mbare Kombetar i Beachvolley-it.