www.pogradec.info - Pogradec Guide - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion
mbi Pogradecin, Lajme nga Pogradeci, Foto nga Pogradeci. Hotelet e Pogradecit, arkeologjia ne Pogradec, vendet
qe duhen vizituar ne Pogradec. Pogradec Pictures.
POGRADEC or POGRADECI
Pogradeci eshte qyteti turistik buze liqenit te mrekullueshem
te Ohrit. Ky qytet "palcerisht shqiptar"-sic thote Lasgushi i madh,"i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut",
eshte i bukur jo vetem prej natyre(vendosja prane syrit te kalter te Liqenit te Ohrit), por eshte edhe nje qytet
i lashte e me tradita te hershme kulturore, artistike.
Eshte qyteti i luleve , i veres , i peshkut
te rralle Koranit qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter , qyteti qe vetem ne enderr eshte i
vertete , qyteti ku endrrat behen realitet . Qyteti ku natyra ka bere mrekullite e saj, ku njerzit me mikpritjen e dashurine
e tyre nuk te lene te largohesh pa marre me vete dashurine e mallin per t`u rikthyer perseri .
Pogradeci eshte qyteti i Artit dhe Kultures.
Qyteti i Lasgushit, Kutelit, piktoreve te shquar dhe i shume artisteve te tjere qe me talentin dhe frymezimin e tyre nxorren me ne pah bukurite
e rralla te kesaj parajse tokesore.
|
Pogradeci ka qene nje vendbanim i lashte Ilir. Nga zbulimet
e shumta Arkeologjike zona perreth liqenit te Ohrit del te jete e banuar nga
fisi Ilir i Enkelejve, ose Enkelaneve. Liqeni quhej Liqeni i Lyhnides (qe do te thote Liqeni i Drites).
Deshmi te kesaj lashtesie te lavdishme jane zbulimet arkeologjike
me vlera te jashtezakonshme historike si:
Kisha paleokristiane dhe mozaiket shume ngjyresh te Linit, ndertuar
ne shekullin e 5-6 te eres sone.
Uren e Golikut, ure e Rruges Egnatia.
Kalaja e Pogradecit, fillesat e
te ciles i perkasin shekullit te V te eres sone . Kullen dhe Shpatin e Blaces nga shekulli i XII para eres
sone deri ne shekullin e III te eres sone.
Varret monumentale te Selces qe datojne ne shekullin e IV para
Krishtit .
Ne kohet e hershme tradite e Pogradecareve kane qene vreshtaria,
prodhimi i veres, peshkimi, gdhendjet me dru dhe prodhime balte, qendisja dhe punimi ne vegel .
|
|
|
|
|
Kisha e Re, Pogradec
|
|
|
|
|