Kultura-Arti-Sporti
Pogradeci eshte qytet i kultures.
Qyteti prej 40 vjetesh ka nje estrade Profesionale , ansamblin e njohur
"Driloni" dhe teatrin e kukullave ku cdo vit zhvillohen Takimet Kombetare dhe te trevave mbare shqipetare.
Ka lidhjen e shkrimtareve dhe te artisteve .
Ka dy televizione lokale private:SOT 7 dhe ARV-PORADECI.
Pogradeci eshte vendlindja e dy korifenjve te medhenj te letrave shqip.
Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit
-
Lasgush Poradeci ka lindur me 27 dhjetor 1899.Eshte poet lirik qe dhuroi perla nga pena e
tij me bukurite magjike te qytetit te tij te lindjes, qe pasqyron te ndriteshmen e te tejdukshmen, qartesine e mistiken e pazbuluar.
Pasioni i zjarrte, sublimja alternohen me njera-tjetren.
Kur lexon poezine e Lasgush Poradecit te duket sikur para ke nje pikture:
mbi zall te pyllit vjeshtarak
dremit
liqeri pa kufi
ai ndaj fundesh u perflak
porsi me zjarr e me furi
veprat kryesore te Poradecit jane Vallja e yjeve (shkruar 1933 ), Ylli i zemres 1937 dhe vepra
letrare botuar 1990 .
Nje maje tjeter e larte e letersise shqipe
Prozatori tjeter mjeshter i fjales ne letersine shqipe .
Tregime te zgjedhura, Tregime te mocme shqiptare, Ne nje cep
te Ilirise se poshtme
Jane veprat kryesore
qe Kutelin e kane vendosur
ne nje pjedestal te larte .
Shkrimtare e poete te sotem te qytetit te Pogradecit:
-
Mirosh Markaj autori
i drames "Besa e Madhe" dhe romanit "Nje
idil i keputur"
-
Dhimiter Pojanaku (poet), autori i librit te suksesshem
"Xhindet kercejne polka", fitues i disa cmimeve ndekombetare.
-
Bardhyl Berberi autori i
drames "Ne shtigjet e lirise". Komedite
"Ndodhi ne Mobileri", "Telegrame nga Pogradeci", "Jo keshtu", "Tranzicion",
Permbledhje me novela, Romanin "Vrasja e shpirtit", "Marrzia e fatit"
Pogradeci shquhet edhe per nje plejade piktoresh te sukseshem si:
Anastas Kostandini , Gjergji Lako , Vangjo Vasili, Kudret Durollari
Qyteti ka nje skuader
futbolli e cila konkuron ne ligen e dyte te kampionatit kombetar dhe disa ekipe zinxhir te rinjsh e femijesh ne kategorine e pare.
Ekipi i basketbollit meshkuj qe konkuron ne kategorine e pare ne vitin 1994 eshte shpallur kampion i vendit.
Eshte krijuar ekipi
i boksit "Dragoi" i cili ka fituar shume cmime kombetare
Cdo vit zhvillohet Kampionati Mbare Kombetar i Beachvolley-it.